Kategori
Dogana & Akciza

#2019 Rezultatet e punës në shifra

Viti 2019 ishte veçanërisht i sukseshëm!

Me Klientët tanë dhe për Klientët tanë kemi arritur rezultate mbreslënëse, me ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e përditshëm, të matshme përmes shifrave si më poshtë:

EUR 3,900,000

Ligji për Taksat Kombëtare u ndryshua në Korrik të vitit 2019 në përputhje me rekomandimet tona, në strukturë, formulim, si dhe në nivel taksimi për lëndët e para plastike nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg, e cila e përkthyer në vlerë monetare për importet vjetore është rreth 3.9 milion euro më pak të paguara nga importuesit e lëndëve të para plastike, prodhuesit dhe eksportuesit.

EUR 250,000

Për llogari të Klientit, përmes një procesi ankimi administrativ 9 mujor ndaj një kontrolli pas zhdoganimi të autoriteteve doganore, rrëzuam si të pabazuara detyrimet doganore dhe sanksionet e propozuara prej rreth 250 mijë euro.

EUR 120,000

Si pasojë e implementimit të lehtësive që legjislacioni doganor dhe i akcizës ofron, shuma e detyrimeve dhe taksave që janë pezulluar nga Klientët tanë ishte rreth 120 mijë euro.

EUR 10,000

Si pasojë e implementimit të lehtësive që legjislacioni doganor dhe i akcizës ofron, shuma e kostove operacionale vjetore që janë eliminuar (zeruar) nga Klientët tanë ishte rreth 10 mijë euro.

Këto shifra janë rezultat i aftësive tona profesionale, ekspertizës, eksperiencës dhe përkushtimit.

Keni nevojë të diskutoni me një ekspert doganor & akcize?

Ne jemi në dispozicion për t’ju asistuar!

Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize

Rruga Sulejman Delvina
Sheshi Wilson, 1/1
Tiranë, Shqipëri

Email: info@gazidede.al
Mob: +355 69 405 0005
Web: https://gazidede.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *