Me këto fjalë mu drejtua përfaqësuesi i një kompanie e cila po përballej për një problematikë me autoritetet doganore. U kujtova menjëherë se me të njëjtin person isha takuar para disa viteve për ti propozuar pikërisht shërbime të konsulencës doganore dhe akcizës. Pasi i kujtova takimin e para disa viteve më tha “mendoja se gjithçka ishte nën kontroll por me sa duket edhe ne paskemi pasur nevojë për konsulencë doganore dhe akcize”.
Ky nuk është rast i izoluar por reflekton qasjen që biznesi në Shqipëri përgjithësisht ka ndaj konsulencës në fushën doganore dhe të akcizës. Pothuaj nuk merret në konsideratë nevoja për tu këshilluar me një konsulent të specializuar në fushën doganore dhe të akcizës, i cili ofron opinionin e tij të ekspertit, ofron udhëzime dhe rekomandime bazuar në praktikat më të mira dhe asiston kompanitë lidhur me veprimtarinë e tyre doganore dhe të akcizës.
Kompanitë preferojnë ti adresojnë çështjet doganore dhe të akcizës përmes ekonomistëve/kontabilistëve, avokatëve, si dhe duke u konsultuar me agjensitë doganore apo edhe me vetë punonjës të administratës doganore.
Megjithatë, asnjë prej tyre nuk mund të zëvendësojë kontibutin e një eksperti të specializuar, gjë e cila bëhet veçanërisht evidente në rastet kur adresimi i problematikave kërkon njohje të thelluar të legjislacionit dhe praktikës doganore & akcizës si dhe interpretimin tërësor të tyre.
Kemi fatin që legjislacioni doganor dhe legjislacioni i akcizës në Shqipëri janë përkthim fjalë për fjalë i akteve ligjore që rregullojnë fushat përkatëse edhe në Bashkimin Europian.
Legjislacioni i Bashkimit Europian që Shqipëria ka adoptuar reflekton eksperiencën e kompanive dhe të administratave doganore të 28 vendeve të ndryshme anëtare, nga Gjermania tek Sllovenia, nga Spanja tek Malta, nga Sllovakia tek Qipro, nga Bullgaria tek Rumania. Sigurisht që ka patur diferenca në interpretim dhe implementim nga njëri Vend Anëtar në tjetrin. Këto problematika adresohen në vazhdimësi përmes proceseve të azhornimit të legjislacionit si dhe publikimit të udhëzimeve me natyrë shpjeguese.
Ndonëse në Shqipëri Kodi ‘i ri’ Doganor hyri pjesërisht në fuqi në vitin 2015 dhe plotësisht në vitin 2017, akoma edhe në vitin 2019 interpretimi i legjislacionit dhe praktika jo në pak raste mbetet në nivelin e legjislacionit të shfuqizuar, gjë e cila dëshmon mungesë të kuptimit tërësor të legjislacionit ‘të ri’ nga autoritetet.
Nga ana tjetër, fakti që Shqipëria aktualisht nuk ka asnjë Operator Ekonomik të Autorizuar (AEO) dëshmon se as bizneset Shqiptare nuk janë të mirë-informuar, apo edhe nuk janë të interesuar sa duhet për tu informuar lidhur me lehtësitë që legjislacioni ofron për ta.
Kur vendosa të themeloj Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize, mora përsipër të kontribuoj sado pak në përmirësimin e mjedisit doganor & akcizës në Shqipëri, duke patur gjithnjë si referencë ekspertizën Europiane në fushën doganore & akcizës.
Dhe, meqë ra fjala në fillim, problemi në fjalë lidhej me disa ‘gjetje’ të një kontrolli pas zhdoganimi. Gjatë një procesi të komplikuar, duke iu referuar në mënyrë korrekte legjislacionit doganor arritëm të hidhnim poshtë si të pabazuara rreth 96% të detyrimeve doganore dhe sanksioneve të pretenduara. Puna vijon për të zeruar edhe pjesën e mbetur të detyrimeve doganore dhe sanksioneve.
Besar Gazidede
Konsulent Doganor & Akcize
Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize
Rruga Sulejman Delvina
Sheshi Wilson, 1/1
Tiranë, Shqipëri
Email: besar.gazidede@gazidede.al
Mob: +355 69 405 0005
Web: https://gazidede.al/