Me fillimin e muajit nëntor fillon edhe periudha e përfundimit të auditeve të KLSH pranë administratës doganore. Nga eksperienca, një pjesë e përfundimeve të auditeve të KLSH lidhen me taksën e ambalazheve plastike (TAM).
Për të ardhur në ndihmë të Kompanive që mund të përballen me një përfundim të pabazuar lidhur me aplikimin e TAM për ambalazhet plastike që nuk klasifikohen në kreun tarifor 3923 të NKM, bashkëngjitur kemi vendosur 2 modele shkresore, të cilat mund të plotësohen lehtësisht me informacion specifik sipas rastit.