Kategori
Dogana & Akciza

Aplikimi i çmimeve referencë në doganë dhe plani i të ardhurave për buxhetin e shtetit

Me fillimin e vitit 2020, jemi përballur me një rritje të numrit të rasteve për të cilat kemi ndjekur procedurat e ankimit ndaj rivlerësimit sipas çmimeve referencë nga autoritetet doganore.

Pothuaj të gjitha rastet kanë disa karakteristika të përbashkëta:

  • Vlera e transaksionit refuzohet me argumente përgjithësuese;
  • Nuk respektohet detyrimi për të ndjekur metodat e vlerësimit doganor sipas rradhës;
  • Çmimet e aplikuara bien ndesh me parashikimet e Marrëveshjes për Zbatimin e Nenit VII të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT).

Nisur nga karakteristikat e përbashkëta të rasteve që kemi trajtuar, mbi bazën e eksperiencës dhe mbi bazën e intuitës profesionale, jemi të mendimit se kohët e fundit është rritur numri i rasteve të rivlerësuara në mënyrë të njëanshme.

Nga ana tjetër, deklarimet e autoriteteve doganore në forume biznesi se “numri i rasteve të rivlerësuara është vetëm 5%” nuk shoqërohen me informacionin specifik për metodologjinë e përllogaritjes së kësaj statistike.

Mund të themi se, aplikimi i çmimeve referencë në periudhën afatshkurtër sjell rritje të të ardhurave për buxhetin e shtetit, gjë e cila marketohet si “mirë-administrim” dhe “luftë ndaj evazionit”.

Presioni i realizimit të planit të të ardhurave për buxhetin e shtetit praktikisht transmetohet deri tek specialistët, të cilëve iu kërkohet më tepër llogari për të aplikuar çmimet referencë.

Në këtë situatë delikate, për t’i paraprirë (penguar) aplikimit të çmimeve referencë, dokumentacioni i depozituar gjatë formaliteteve të zhdoganimit duhet të jetë impresionues dhe në përputhje me të gjitha kërkesat e legjislacionit dhe udhëzimeve, në mënyrë që edhe punonjësi që pranon vlerën e transaksionit të ndjehet i bindur dhe i mbrojtur.

Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize ka zhvilluar një model efikas për parandalimin dhe për kundërshtimin e aplikimit të çmimeve referencë nga autoritetet doganore.

Kemi fituar me sukses disa raste rivlerësimi përmes ankimit administrativ dhe jemi të përkushtuar për të fituar të gjitha rastet përmes ankimit administrativ dhe/ose gjyqësor.

Keni nevojë të diskutoni me një ekspert doganor & akcize?

Ne jemi në dispozicion për t’ju asistuar!

Gazidede Customs & Excise Consulting

Rruga Sulejman Delvina
Sheshi Wilson, 1/1
Tiranë, Shqipëri

Email: info@gazidede.al
Mob: +355 69 405 0005
Web: https://gazidede.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *