

Me fillimin e vitit 2020, jemi përballur me një rritje të numrit të rasteve për të cilat kemi ndjekur procedurat e ankimit ndaj rivlerësimit sipas çmimeve referencë nga autoritetet doganore.
Me fillimin e muajit nëntor fillon edhe periudha e përfundimit të auditeve të KLSH pranë administratës doganore. Nga eksperienca, një pjesë e përfundimeve të auditeve të KLSH lidhen me taksën e ambalazheve plastike (TAM).
Për të ardhur në ndihmë të Kompanive që mund të përballen me një përfundim të pabazuar lidhur me aplikimin e TAM për ambalazhet plastike që nuk klasifikohen në kreun tarifor 3923 të NKM, bashkëngjitur kemi vendosur 2 modele shkresore, të cilat mund të plotësohen lehtësisht me informacion specifik sipas rastit.
Me këto fjalë mu drejtua përfaqësuesi i një kompanie e cila po përballej për një problematikë me autoritetet doganore. U kujtova menjëherë se me të njëjtin person isha takuar para disa viteve për ti propozuar pikërisht shërbime të konsulencës doganore dhe akcizës. Pasi i kujtova takimin e para disa viteve më tha “mendoja se gjithçka ishte nën kontroll por me sa duket edhe ne paskemi pasur nevojë për konsulencë doganore dhe akcize”.
Lexoni materialin për të kuptuar më shumë rreth Udhëzimit të ri të DPD për regjimin e përpunimit aktiv, ndryshimet në raport me udhëzimin e më parshëm, risitë, problematikat dhe komentet tona.
Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 96/2018 datë 3.12.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 92/2014, Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” furnizimi i shërbimit të përpunimit të mallrave joshqiptare nga nënkontraktorët drejt shoqërisë së përpunimit aktiv i nënshtrohet tatimit me TVSH në shkallën 0%.
Eksploroni materialin dhe mësoni më tepër lidhur me kushtet për përfshirjen e nënkontraktorëve në operacionet e përpunimit të mallrave joshqiptare si dhe për aplikimin e shkallës tatimore të TVSH prej 0%.
Me 3 Dhjetor 2018, Parlamenti miratoi Ligjin Nr. 93/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 9975 datë 28.7.2008 Për Taksat Kombëtare”, i cili pritet të hyjë në fuqi në datën 1 Janar 2019.
Ky ligj ndryshon skemën e taksimit dhe zgjeron kategorinë e mallrave plastike subjekt taksimi nga “ambalazhe plastike” që ishte, në “ambalazhe plastike dhe materiale plastike” (Neni 1, Ligji Nr. 93/2018).