
GAZIDEDE KONSULENCË DOGANORE & AKCIZE është regjistruar me datë 1 Nëntor 2018 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me NUIS L82301001A dhe adresë Rruga Sulejman Delvina, Sheshi Wilson, 1/1, Tiranë, Shqipëri.
Ne ofrojmë konsulencë:
● doganore;
● akcize, në import dhe prodhim vendas;
● në fusha të tjera që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave si TVSH, Taksat Kombëtare etj.
Shërbimet tona janë të dedikuara për importuesit, eksportuesit, prodhuesit, tregtarët, postën e shpejtë, transportuesit, agjensitë doganore, individet, shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë etj.
Ne reduktojmë kompleksitetin e legjislacionit dhe e vendosim atë në shërbim të interesit më të mirë të Klientëve tanë, me qëllim realizimin e objektivave si optimizimi i detyrimeve të pagueshme, optimizimi logjistik, kryerja e formaliteteve në mënyrë eficiente, pa pengesa dhe në kohë sa më të shkurtër.
Besar Gazidede

BESAR GAZIDEDE është diplomuar për Ekonomiks (2006-2010) pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dhe ka zhvilluar një karrierë në fushën doganore & akcizës, në të cilën është specializuar thellësisht.
Është Themelues dhe Konsulent pranë Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize, ku ofron ekspertizë, këshillim dhe asistencë për llogari të kompanive të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe prodhues të mallrave të akcizës.
Besari këshillon dhe asiston kompani të mirënjohura ndërkombëtare dhe vendase që operojnë në sektorë të ndryshëm si ai energjetik (hidrokarbure), ushqimor, manifakturë dhe prodhim, importues eksportues, shoqata biznesi, dhoma tregtie etj.
Eksperiencat e punës pranë sektorit publik dhe privat përfshijnë:
● 1 Nëntor 2018 – aktualisht, Gazidede Konsulencë Doganore & Akcize si Konsulent Doganor & Akcize;
● 2015-2018, PricewaterhouseCoopers Albania and Kosovo si Konsulent Doganor & Akcize;
● 2014-2015, Go Shipping Albania si Specialist për Import & Eksport;
● 2010-2014, Drejtoria e Përgjithshme të Doganave si Specialist i Analizës së Riskut dhe Përgjegjës Sektori.
Network

Për shkak të eksperiencës së punës kemi ndërtuar një network të gjërë njohjesh me ekspertë dhe profesionistë të kualifikuar, vendas e të huaj, me eksperiencë në fushën doganore, të akcizës, fiskale/tatimore, financiare, si dhe juristë, avokatë etj.
Networku i njohjeve na mundëson:
● të kemi akses në opinione të kualifikuara;
● të bashkëpunojmë për raste specifike;
● të kemi suport për të adresuar çështje teknike të komplikuara.
Bashkëpunimi me ekspertët më të mirë të fushave gjithashtu ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve tona dhe përmirësimin profesional.
Konsulenca

GAZIDEDE KONSULENCË DOGANORE & AKCIZE ofron opinion eksperti, udhëzime dhe rekomandime bazuar në praktikat më të mira, dhe asistencë në mbrojtje të interesit të kompanive të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të mallrave.
Ekspertizë
Legjislacioni doganor & akcizës është kompleks dhe kërkon njohuri specifike për ta kuptuar dhe interpretuar.
Ne kemi kapacitetet dhe njohuritë e duhura mbi legjislacionin ndërkombëtar, Shqiptar dhe të Bashkimit Europian, në fushën doganore & akcizës, dhe në fushat e tjera që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave si TVSH, Taksat Kombëtare etj.
Këshillim
Aftësitë profesionale dhe eksperienca e punës me kompani vendase dhe ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëm na mundësojnë të ofrojmë udhëzime dhe rekomandime të kualifikuara, të personalizuara, të cilësisë së lartë, bazuar në praktikat më të mira.
Shërbimet tona këshillimore mbulojnë të gjithë fushat e legjislacionit doganor & akcizës, dhe fushat e tjera që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave si TVSH, Taksat Kombëtare (renta minerare, taksa e ambalazheve dhe materialeve të plastikës), etj.
Asistencë
Jemi të gatshëm dhe kemi kapacitete për të ndihmuar dhe suportuar Klientët tanë, me qëllim mbrojtjen e interesit të tyre.
Ne ndihmojmë dhe suportojmë stafin e Klientëve tanë ose kryejmë për llogari të Klientëve tanë procedura, formalitete, kërkesa dhe apelime, ballafaqohemi me autoritetet doganore apo tatimore, në mënyrë që stafi të fokusohet në biznes pa shpenzuar kohë për çështje administrative të komplikuara dhe për realizimin e së cilave mund të mos ketë kapacitetet e nevojshme.
Arritje

GAZIDEDE KONSULENCË DOGANORE & AKCIZE gjatë vitit 2019 ka shënuar disa arritje të rëndësishme:
● Ligji për Taksat Kombëtare u ndryshua në Korrik të vitit 2019 në përputhje me rekomandimet tona, në strukturë, formulim si dhe nivel taksimi për lëndët e para plastike.
● Për llogari të Klientit, përmes një procesi ankimi administrativ 9 mujor ndaj një kontrolli pas zhdoganimi të autoriteteve doganore, ia dolëm të rrëzojmë detyrimet doganore dhe sanksionet e propozuara prej rreth 250 mijë euro si të pabazuara.
● Jemi angazhuar në projekte për implementimin e lehtësive dhe procedurave që legjislacioni doganor dhe i akcizës ofrojnë, të cilat mundësojnë kursim kohe, reduktim kostosh dhe eliminim të procedurave të panevojshme.
Arritjet për ne janë motivim për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në suksesin e Klientëve tanë dhe në përmirësimin e mjedisit doganor & akcizës.