Ankim/Apelim Administrativ

Çfarë është?

Ne ju ndihmojmë të ankimoni vendimet e pabazuara të autoriteteve doganore përmes ankimit administrativ, i cili rregullohet mbi bazën e dispozitave strikte ligjore të parashikuara nga legjislacioni doganor, i akcizës, i TVSH, i taksave kombëtare, si dhe Kodi i Procedurave Administrative.

Ankimi administrativ mund të ushtrohet ndaj vendimeve të autoriteteve doganore, të tilla si:

  • rivlerësimi doganor;
  • refuzimi i dhënies, revokimi, ndryshimi dhe/ose anulimin e një autorizimi,
  • njoftimi i një borxhi doganor;
  • përfundimet e një çertifikate për verifikimin e llojit të mallit dhe klasifikimin tarifor;
  • përfundimet e një kontrolli gjatë zhdoganimit apo pas zhdoganimi të autoriteteve doganore;
  • aplikimi i sanksioneve etj.

Pse nevojitet?

Ankimi administrativ është mjeti ligjor përmes së cilit bizneset kundërshtojnë veprimet dhe vendimet e paligjshme të autoriteteve doganore, duke patur si synim final vendosjen e ligjshmërisë para se çështja të paraqitet pranë autoriteteve gjyqësore.

Me ekspertizën tonë të thelluar në fushën doganore & akcizës, ne ju ndihmojmë të ankimoni një vendim të pabazuar të autoriteteve doganore.

Përmes një ankimi administrativ të mirëpërgatitur, të argumentuar dhe të mbështetur në prova, autoritetet doganore janë ligjërisht të detyruar të anulojnë, ndryshojnë/korrigjojnë vendimet e paligjshme.