Shërbimi jonë i asistencës është ndihma që nevojitet lidhur me veprimtarinë doganore & akcizës të biznesit tuaj:

  • Ne ndihmojmë dhe suportojmë stafin tuaj gjatë kryerjes së procedurave, formaliteteve, gjatë përgatitjes së kërkesave dhe apelimeve, gjatë përmbushjes së detyrimeve ndaj autoriteteve doganore dhe tatimore, duke u përfshirë aktivisht dhe drejtpërdrejtë me qëllim mbrojtjen e interesit të biznesit tuaj.
  • Ne kryejmë për llogari të biznesit tuaj procedura, formalitete, ballafaqohemi me autoritetet doganore apo tatimore për llogarinë tuaj, hartojmë kërkesa dhe apelime, në mënyrë që stafi juaj të fokusohet në biznes pa shpenzuar kohë për çështje administrative të komplikuara dhe për realizimin e së cilave mund të mos ketë kapacitetet e nevojshme.

Pse nevojitet asistenca jonë?

  • Për të deleguar kompetenca tek ekspertë të fushës që mbrojnë interesin tuaj;
  • Për të përforcuar kapacitetet teknike të stafit tuaj dhe për t’ju krijuar mundësi të fokusohen në punën e tyre;
  • Për të patur suport gjatë ballafaqimit me autoritetet doganore dhe tatimore, etj.

Fusha e asistencës doganore & akcizës:

  • Asistencë lidhur me vlerën, tarifën dhe origjinën;
  • Përshpejtimi i formaliteteve të zhdoganimit të mallrave;
  • Konceptimi dhe përgatitja e letrave, kërkesave dhe apelimeve për autoritetet doganore dhe tatimore;
  • Asistencë gjatë kontrolleve doganore pas zhdoganimi apo gjatë zhdoganimit, si dhe gjatë kontrolleve të akcizës;
  • Përgatitja për autorizimet doganore & akcizës, aplikimi dhe ndjekja e procedurës së marrjes së tyre;
  • Mbajtja e regjistrave të regjimeve doganore dhe kryerja e raportimeve periodike;
  • Trainim i stafit tuaj lidhur me legjislacionin doganor & akcizës që impakton aktivitetin tuaj etj.