Asistencë Mujore

Çfarë është?

Asistenca mujore është shërbimi jonë help-desk i cili ka si qëllim dhënien e informacionit, rekomandimeve, udhëzimeve dhe të asistencës, në varësi të çështjeve dhe problematikave që mund të lindin në fushën doganore & akcizës, përgjatë aktivitetit ditor të Kompanisë.

Pse nevojitet?

Shërben për adresimin në kohë reale të rasteve, si edhe ju mundëson akses tek një ekspert doganor & akcize të cilit mund ti drejtoheni në çdo kohë, lidhur me të papriturat që mund të lindin gjatë aktivitetit ditor të Kompanisë.