Veprimtaria doganore & akcizës rregullohen nga dispozita ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare:
- Standardet dhe parimet që rregullojnë lëvizjen dhe tregtinë ndërkombëtare të mallrave bazohen në rregulla të pranuara në nivel ndërkombëtar dhe të ratifikuara në nivel kombëtar, sikurse Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (General Agreement on Tariffs and Trade – GATT) dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë – OBT (World Trade Organisation – WTO).
- Disa nga fushat kryesore që rregullohen nga GATT/WTO janë vlera doganore, tarifa doganore, rregullat e origjinës, masat jo-tarifore, masat sanitare dhe fito-sanitare, barrierrat teknike ndaj tregtisë, masat anti-dumping, subvencionet dhe masat kundërbalancuese, licensat në import etj.
- Gjithashtu, parimet dhe standardet thelbësore lidhur me regjimet (procedurat) doganore dhe legjislacionin doganor, rregullohen nga Konventa e Rishikuar e Kyoto (Revised Kyoto Convention).
- Nga ana tjetër, klasifikimi tarifor i mallrave bëhet bazuar në Sistemin e Harmonizuar i Përshkrimit të Mallrave dhe Kodifikimit, dhe interpretimi zyrtar i klasifikimit tarifor mbështetet mbi Shënimet Shpjeguese (HSEN), publikuar nga Organizata Botërore e Doganave.
- Origjina e preferenciale e mallrave, përcaktohet mbi bazën e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë dhe Konventa Rajonale për Rregullat Preferenciale Pan-Euro-Mediteriane të Origjinës, ndërsa rregullat e origjinës jo-preferenciale përcaktohen mbi bazën e legjislacionit kombëtar dhe mbi bazën e legjislacionit të vendit të destinacionit të mallrave të eksportuara.
- Për më tepër, Kodi Doganor dhe Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor janë përkthim (pothuaj fjalë-për-fjalë/pothuaj “transpozim”) i Rregullores së Këshillit dhe Parlamentit Nr. 952/2013 Kodi Doganor i Unionit dhe i Rregulloreve të Komisionit Nr. 2015/446, Nr. 2015/447 dhe Nr. 2016/341.
- Ligji për Akcizat është përafruar me Direktivën e Këshillit 2008/118/KE datë 16 dhjetor 2008, dhe Ligji Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë është përafruar me Direktivën e Parlamentit Europian dhe Këshillit 2006/112/KE datë 28 nëntor 2006.
Baza ligjore është përkthyer nga baza ligjore e Bashkimit Europian, për pasojë, kuptimi dhe interpretimi gjithashtu bëhet në përputhje me standardet përkatëse të Bashkimit Europian.
Prandaj, kuptimi dhe interpretimi i legjislacionit doganor & akcizës, si dhe i TVSH është kompleks dhe kërkon njohuri specifike.
GAZIDEDE KONSULENCË DOGANORE & AKCIZE disponon kapacitetet dhe njohuritë e duhura për të kuptuar dhe interpretuar legjislacionin ndërkombëtar, Shqiptar dhe të Bashkimit Europian, në fushën doganore & akcizës, dhe në fushat e tjera që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave si TVSH, Taksat Kombëtare etj.
Pse nevojitet ekspertiza jonë?
- Shërben për të kuptuar kërkesat ligjore në raport me aktivitetin e biznesit në fushën doganore & akcizës;
- Ofron siguri për veprimtarinë e biznesit;
- Mundëson përmirësimin e proceseve;
- Në shumicën e rasteve rezulton në kursim kohe, reduktim kostosh dhe eliminim të procedurave të panevojshme.
Kur nevojitet ekspertiza jonë?
- Nëse kërkoni një opinion të kualifikuar lidhur me veprimtarinë doganore & akcizës të biznesit tuaj;
- Nëse dëshironi të siguroheni se nuk po paguani detyrime doganore & akcize të tepërta si pasojë e pasaktësive;
- Nëse procedurat tuaja doganore & akcizës janë shumë të komplikuara;
- Nëse dëshironi të siguroheni që keni përmbushur të gjitha detyrimet ligjore dhe të minimizoni ekspozimin ndaj shkeljeve dhe penaliteteve të cilat mund të rezultojnë nga një kontroll pas zhdoganimi (aposteriori) eventual, deri në 3 vite pas përfundimit të procedurave doganore;
- Nëse jeni të interesuar të idenfikoni fushat për përmirësim;
- Nëse dëshironi të apeloni një vendim arbitrar të autoriteteve doganore apo tatimore;
- Nëse kërkoni opinionin tonë të ekspertit në gjykatë;
- Për gjithçka tjetër që lidhet me fushën tonë të ekspertizës.