Aftësitë profesionale dhe eksperienca e punës me kompani vendase dhe ndërkombëtare që operojnë në sektorë të ndryshëm na mundësojnë të ofrojmë udhëzime dhe rekomandime të kualifikuara, të personalizuara, të cilësisë së lartë, bazuar në praktikat më të mira.
Shërbimet tona këshillimore mbulojnë të gjitha fushat e
legjislacionit doganor:
- Deklaratat dhe formalitetet doganore;
- Vlerën doganore, tarifën dhe origjinën;
- Borxhin doganor dhe garancitë;
- Përjashtimin nga detyrimet doganore;
- Procedurat (regjimet) doganore dhe procedurat e thjeshtëzuara;
- Kontrollet doganore, vendimet, shkeljet, sanksionet/penalitetet dhe apelimet;
- Marrëveshjet e tregtisë së lirë;
- Licensat në import/eksport;
- Pronësinë intelektuale në dogana etj.
Shërbimet tona këshillimore lidhur me akcizën përfshijnë:
- Regjimin e pezullimit të detyrimeve;
- Përjashtimin nga detyrimi i akcizës, humbjet dhe firot, rimbursimi;
- Nivelet e detyrimit të akcizës;
- Prodhimin, përpunimin dhe magazinimin e mallrave të akcizës;
- Garancitë;
- Mallrat e akcizës dhe klasifikimi fiskal;
- Kontrollet, vendimet, shkeljet, sanksionet/penalitetet dhe apelimet etj.
Në fushën e TVSH ne këshillojmë lidhur me:
- Fushën e zbatimit;
- Personat dhe transaksionet e tatueshme, vendi i furnizimit;
- Lindja e tatimit dhe kërkueshmëria;
- Shkalla e TVSH, përjashtimet, furnizimi me shkallë zero dhe eksportet;
- Faturimi, detyrimet e personave të tatueshëm dhe skemat veçanta, etj.
Në fushën e Taksave Kombëtare ne këshillojmë lidhur me:
- Rentën minerare;
- Taksën e ambalazheve/materialeve të plastikës dhe qelqit;
- Taksën e qarkullimit dhe të karbonit, etj.