Çfarë janë?
Ne ju asistojmë të implementoni projekte dhe procedura, zbatimi i së cilave kërkon njohuri teknike, si dhe analizimin në tërësi të legjislacionit doganor, si psh:
- Përgatitja për aplikim me qëllim marrjen e autorizimeve për regjimet doganore;
- Përgatitja për aplikim me qëllim marrjen e autorizimeve të Operatorit Ekonomik të Autorizuar dhe/ose të Zhdoganimit Lokal;
- Përgatitja për aplikim me qëllim marrjen e statusit të eksportuesit të miratuar etj.
Pse nevojitet?
Procedurat e thjeshtuara doganore si dhe përfitimi nga mundësitë që ofron legjislacioni doganor iniciohen vetëm me kërkesë të palës së interesuar. Kodi i ri Doganor dhe Ligji për Akcizat ofrojnë procedura dhe mundësi nga të cilat kompanitë mund të përfitojnë vetëm nëse përmbushin kriteret.
Ne ju ndihmojmë të identifikoni procedurat doganore & akcizës që janë në interesin tuaj më të mirë dhe ju ndihmojmë të plotësoni kërkesat e legjislacionit.