Çfarë janë?
Ne jemi në dispozicionin tuaj për të implementuar projekte specifike në fushën doganore & akcizës që ju i konsideroni të rëndësishme për aktivitetin e biznesit, të tilla si:
- përgatitja e kërkesave për të draftuar, ndryshuar ose korrigjuar një ligj, VKM, udhëzim etj.;
- studime në fushën doganore & akcizës;
- organizim i forumeve të biznesit dhe/ose koordinim me grupet e interesit;
- studim i origjinës preferenciale ose jo-preferenciale të mallrave;
- studim i klasifikimit tarifor të mallrave;
- aplikim për informacion detyrues tarifor dhe/ose të origjinës;
- studim i skenarëve në funksion të aktivitetit të biznesit;
- gjithçka tjetër që e konsideroni të nevojshme.
Pse nevojiten?
Ne ju ndihmojmë të adresoni kërkesat specifike që lidhen me veprimtarinë doganore & akcizës, mbështetur mbi bazën ligjore, argumentet dhe dokumentet e nevojshme.