Çfarë është?
Rishikimi diagnostikues është check-up i veprimtarisë së Kompanisë tuaj në raport me legjislacionin doganor & akcizës.
Për llogarinë tuaj, ne analizojmë në tërësi operacionet doganore & akcizës së Kompanisë, me qëllim identifikimin e pikave të forta, pikave të dobëta, fushave për përmirësim dhe evidentimin e rrezikut potencial, në raport me legjislacionin doganor & akcizës.
Pse nevojitet?
Shërben për identifikimin e gabimeve sistematike të agjensisë doganore, stafit të kompanisë etj. Shërben për identifikimin e fushave potenciale për përmirësim. Në shumicën e rasteve rezulton në kursim kohe, reduktim kostosh dhe eliminim të procedurave të panevojshme.