Çfarë janë?

Ne ofrojmë trajnime duke mbuluar të gjitha fushat e legjislacionit doganor & akcizës, dhe fushat e tjera që lidhen me tregtinë ndërkombëtare të mallrave si TVSH, Taksat Kombëtare etj.

Continuous learning is the minimum requirement for success in any field.

Brian Tracy

Modulet tona të trajnimeve janë:

  • specifike, të përgatitura për të mbuluar nevojat e një kompanie, ose,
  • të përgjithshme, që trajtojnë gjërësisht legjislacionin, procedurën dhe praktikën doganore & akcizës, të përgatitura për profesionistë të interesuar.

Pse nevojiten?

Trajnimet janë një mjet mjaft i rëndësishëm për të rritur kapacitetet teknike të stafit të biznesit dhe/ose për të përmirësuar kapacitetet teknike të profesionistëve të interesuar.

Trajnimet tona në fushën doganore & akcizës mbështeten mbi modulin e E-Learning të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksimit dhe Unionit Doganor pranë Komisionit Europian, dhe janë të modifikuara dhe përshtatura në mënyrë që të adresojë nevojat e profesionistëve Shqiptar.